
Nje vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Klinë. Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Klinafc.
Nga vetaksidenti ka përfunduar një i lënduar dhe janë evidentuar disa dëme materiale.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një person është lënduar dhe ka kërkuar tretman në QMF Klinë”, u shpreh ai.



