Vetaksidenti me dy të vdekura në Ranillug, kjo është gjendja e vajzës së tretë

Dy vajza, njëra 23 vjeçare dhe tjetra rreth 20 vjeç kanë vdekur si pasojë e njëvetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.
Lajmi e ka konfirmuar edhe policia edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.
Ndërkohë që në veturë ka qenë edhe një vajzë e moshës 20 vjeçare, e cila është dërguar në QKUK.
Emini tha tutje se ajo ka pas lëndime traumatike në mushkërinë e djathtë dhe në unazën e katërt lumbale, dhe pas ndihmës së dhënë është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtejmë.
“Në spital është sjellur një person i gjinisë femër rreth të njëzetave ( s’kemi të dhenë për identitetin), pa shenja jete si dhe një person tjetër i gjinisë femër me iniciale A.B v.l 2004 e cila ka pas lëndime traumatike në mushkërie e djathte dhe ne unazën e katërt lumbale.
E njëjta pas ndihmës së dhënë në spital, është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Emini për Insajderin.