Vetëvendosje voton për mandatarin e ri, Kurti mbërrin në selinë e partisë

Albin Kurti ka mbërritur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të votohet mandatari i ri për kryeministër.
Kryetari i Vetëvendosjes është pritur nga zëdhënësi Arlind Manxhuka në hyrje të objektit të selisë, ku po mblidhen anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
Këshilli do të mblidhet për të trajtuar zhvillimet politike në vend.
Në rendin e ditës, të cilin e ka siguruar Paparaci, do të caktohet mandatari për kryeministër.
Po ashtu, do të ketë edhe diskutim për situatën politike.



