“Viktimë e një provokimi, pasuar nga një sulm fizik”, reagon avokati i Zemajt

Besnik Berisha, avokati i deputetit Armend Zemaj ka reaguar lidhur me incidentin ku u përfshi deputeti.

Ai thotë se “Zemaj nuk ka qenë në asnjë rrethanë nxitës apo agresor i situatës”.

“Ai ka qenë viktimë e një provokimi dhe fyerjeje të rëndë, pasuar nga një sulm fizik i paprovokuar, për të cilin është dhënë deklaratë dhe zhvilluar intervistë zyrtare në Polici. Bashkë me z. Zemaj, ngjarjen e kemi sqaruar plotësisht dhe faktet tashmë janë të dokumentuara në duart e hetuesve dhe për dijeni të Prokurorisë”, shkruan Berisha.

“Pavarësisht se nuk ka pasur asnjë faj apo kontribut në incident, z. Zemaj ka shprehur keqardhje për situatën, duke manifestuar dinjitet dhe përgjegjësi publike”, përfundon Berisha.

Deputeti Armend Zemaj ndërkaq ka kërkuar falje publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button