Vonesa 2 minutëshe i kushtoi Rashfordit me përjashtim nga formacioni startues

Marcus Rashford është bërë lojtari më i fundit që lihet jashtë nga Hansi Flick pasi mbërriti me vonesë në një mbledhje të skuadrës te Barcelona.

I huazuari nga Manchester United, i cili shënoi dy gola në mesjavë në Ligën e Kampionëve, humbi vendin në formacionin titullar kundër Getafes të dielën për shkak të vonesës së tij.

Sipas Mundo Deportivo, Rashford ishte “në vonesë 2 minuta në mbledhjen e mëngjesit të skuadrës” të dielën dhe ka paguar çmimin duke u ulur në stol.

Ai nuk është i pari që bie ndesh me rregullat e Flickut. Inaki Pena dhe Jules Kounde më parë janë ulur në stol nga Flick, ndërsa Raphinha ishte më i fundit që mbërriti me vonesë dhe u la jashtë formacionit titullar kundër Valencias.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button