Votat e parregullta nga Beogradi, Kajtazi: Më 2019, VV deshën t’i pranojnë për ta rritur Listën Serbe

Sonte në edicionin më të ri të emisionin Rubikon, u diskutua lidhur me zhvillimet më të fundit politik në vend.

E një nga temat që u trajtua nga panelistët e ftuar në studion e Klan Kosovës, ishte edhe moscertifikimi i Listës Serbe, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Analisti Vebi Kajtazi, përmendi një rast të vitit 2019-të, kur Lëvizja Vetëvendosje kishte insistuar që votat joligjore nga Beogradi që pranoheshin.

“Në 2019-tën, është seni ma interesant që ka ndodhur ndonjëherë. Ju kujtohet ato votat e parregullta prej Serbisë që erdhën, dhe u bë një panik sikur janë të infektuara me një lloj substance. Dhe punëtorët e KQZ-së filluan të i numërojnë votat sikur në karantinë”, deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.

“Dhe a e di se çka është më interesant? Këto votat e parregullta nuk i ka pranuar KQZ-ja, i ka refuzuar. Lista Serbe, nuk është ankuar në PZAP e në Gjykatën Supreme. Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme, në PZAP me i pranu këto votat që kanë ardhur nga Serbia”.

“Dhe a e dini pse? Sepse rritej përqindja dhe mbetej jashtë Nisma për Kosovën”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexo edhe për
Close
Back to top button