VOX publikon audio-incizim ku përfshihet Ramiz Lladrovci: Biseda për mbindërtim dhe fitime milionëshe

Gazetari i VOX-it, Lirim Mehmetaj, ka publikuar një audio-incizim ku dëgjohet kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke diskutuar me biznesmenin Labinot Halilaj rreth një projekti ndërtimor prej rreth 40 mijë metrash katrorë në territorin e komunës.
Në audio-incizim, Lladrovci dëgjohet të premtojë leje ndërtimi—përfshirë edhe mbindërtim—teksa të dy palët flasin për kalkulime të fitimeve të mundshme nga projekti. Sipas përmbajtjes së publikuar, kryetari përpiqet ta bindë bashkëbiseduesin se investimi do të kishte leverdi ekonomike.
Pjesë nga biseda:
Labinot Halilaj: “I qet diku rreth 36 mijë metra ndërtim.”
Ramiz Lladrovci: “Jo, jo… pse po ia q* nanën.”
Labinot Halilaj: “Se po du me ia q* nanën.”
Më pas, Lladrovci dëgjohet duke thënë: “E çon edhe 3 mijë metra mbindërtim.”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvox.ks%2Fvideos%2F3958850520998510%2F&show_text=true&width=267&t=0
Halilaj është gjithashtu kandidat për Asamblenë Komunale, në kuadër të listës së re “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, e themeluar së fundmi nga vetë Lladrovci.