Vrasja e Liridonës: Dalin para gjykatës Naim Murseli dhe të akuzuarit e tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të dalin para gjyqit të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Seanca gjyqësore ndaj tyre do të fillojë nga ora 09:30, transmeton Klankosova.tv.

Në seancën e kaluar, Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar. Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.

Ndërsa në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Artikuj të tjerë

Back to top button