Vrasja në Prishtinë, krejt çka dihet deri tani

Një ngjarje e rëndë tronditi sonte Prishtinën, ku një burrë rreth moshës 41 vjeçare vdiq pas të shtënave me armë zjarri.

I ndjeri u dërgua në QKUK, pa shenja jete tha drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla

“Një person me plagë na arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete në Emergjencë”, tha SYLA.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës dha detaje rreth rastit. 

”Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person.

Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit ndërkojë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, tha Ahmeti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button