Ballina

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shkupi” në Prishtinë dje pas mesnate.

Policia e Kosovës tha se nuk dihen ende shkaqet dhe se i dyshuar ende është i panjohur, ndërsa i plagosuri është dërguar në QKUK.

“Rr. Shkupit, Prishtinë  14.02.2025 – 00:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button