Vuçiq: Po punojmë në atë që shtetet afrikane të tërheqin njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Nju Jork se po punon që edhe disa vende afrikane të tërheqin njohjen e Kosovës dhe se “do të ketë më shumë informacione për këtë në muajin tetor”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse po punohet që edhe disa vende afrikane të tërheqin njohjen e Kosovës, Vuçiq është përgjigjur: “Po punoj për këtë. Në muajin tetor do të keni shumë shpejt informacione të reja. Diçka tashmë e kemi të përfunduar”.

Ai ka shtuar se në të gjitha bisedat që delegacioni serb zhvilloi gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar “pozitën dhe gjendjen e vështirë” të komunitetit serb në Kosovë, veçanërisht që nga koha kur Albin Kurti mori pushtetin.

“Diskutuam me të gjithë për situatën në Kosovë. Theksova gjendjen e rëndë dhe pozitën e vështirë të popullit serb, për atë që po ndodh që nga momenti kur Albin Kurti mori pushtetin”, ka deklaruar Vuçiqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button