
Vushtrria ka arritur ta fitojë 0–1 derbin e javës së 23-të ndaj Lirisë së Prizrenit.
Ishin vendasit që shënuan në pjesën e parë me Dijar Nikqin, por goli u anulua për shkak të një faulli në sulm.
Goli që vendosi këtë derbi u shënua në minutën e 61-të nga sulmuesi i Vushtrrisë, Urim Statovci i ardhur nga banka rezervë.
Duhet përmendur faktin që stadiumi “Përparim Thaçi” ishte pothuajse i mbushur plot me prezencën e të dyja tifozërive.
Me këtë fitore Vushtrria forcon vendin e parë në Ligën e Parë me 50 pikë, ndërsa Liria mbetet në kuotën e 45 pikëve.



