VV-ja shpreson që Gjykata Kushtetuese ta konfirmojë konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje pret që Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ndaj kërkesës së Listës Serbe, ta konfirmojë konstitutimin e Kuvendit.

“Votimi i znj. Emilja Rexhepi, si nënkryetare e Kuvendit ishte në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është absurde që Gjykata Kushtetuese ta kontestojë zgjedhjen e zonjës Rexhepi si nënkryetare e Kuvendit. Ne presim që Gjykata ta konfirmoj konstituimin e Kuvendit sepse përveç kryetarit janë zgjedhur 4 nga 5 anëtarët e Kryesisë. Lista serbe nuk ka të drejtë vetoje prandaj edhe është e rëndësishme që sa më parë të vazhdojmë me procedurat për zgjedhjen e Qeverisë”, tha për RTV21 zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka. 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button