Wesley Clark: Ne kishim fat që e kishim Rugovën kur hymë në Kosovë

Gjenerali amerikan thekson rolin kyç të Rugovës dhe lëvizjes së tij politike të shtrirë në gjithë Kosovën.

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s, Wesley Clark, ka vlerësuar rolin e Ibrahim Rugovës gjatë periudhës së hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë. Clark tha se “kishin fat që e kishim Rugovën, që kishte një lëvizje politike të shtrirë në gjithë Kosovën.”

Gjenerali amerikan nënvizoi se prania e një lidershipi politik të konsoliduar, si ai i Rugovës, kishte një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe proceset politike pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.

Ai gjithashtu ka theksuar se figura të tjera, si Hashim Thaçi, ndoqën rrugë dhe qëndrime të ndryshme politike, duke treguar kompleksitetin e skenës politike të kohës.

Unë personalisht nuk kam qenë aty, por e di që ka qenë një situatë ku bëhej një kalim i UÇK-së nga një organizate ushtarake dhe rezistence në një person që donte të siguronte një të ardhme politike për vete dhe të Kosovës. Ne ishim me fat që kishim Ibrahim Rugovën që priste dhe ishte një lëvizje politike që ishte e shtrirë në të gjithë Kosovën kur kemi hyrë ne. Kjo lëvizje u rishfaqë me Lidhjet Demokratike të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën. Thaçi ka pasur pikëpamje të tjera dhe ka ndjekur një kauzë tjetër. Por unë kam lexuar se ka pasur dhunë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.” – u shpreh gjenerali amerikan Wesley Clark.

Clark më herët kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e vetmja e suksesshme, falë LDK-së dhe udhëheqjes së Rugovës, që krijoi një strukturë politike të qëndrueshme dhe të përfaqësuar gjerësisht në të gjithë vendin.

“Pse Kosova ka pasur sukses? Është një gjë shumë e thjeshtë: LDK-ja”, kishe thënë vitin e kaluar Clark.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button