Xavi në Premier Legue?!

Pas ndarjes nga Barcelona, Xavi Hernández ka vendosur të marrë një vit pushim, por tani Manchester United po e synon për të marrë drejtimin e skuadrës.

Sipas mediave të besueshme, trajneri katalanas do të pranonte menjëherë sfidën nëse ndodh ndryshimi i pritur në stolin e ‘Red Devils’.

Gjendja aktuale te United është kritike: Ekipi renditet i 14-ti pas gjashtë javësh kampionat dhe presioni mbi Rúben Amorim rritet.

Xavi shihet si një trajner ambicioz dhe i përshtatshëm për të rikthyer projektin në rrugën e duhur, madje edhe pa garat europiane këtë sezon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button