
Deçani sot u shndërrua në qendër të një mesazhi të fuqishëm politik, ku qytetarë të vendosur shprehën besimin e tyre se Kosova meriton një drejtim më të përgjegjshëm dhe më të mirë për të ardhmen.
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, falënderoi qytetarët e Deçanit për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo energji dhe ky mobilizim janë shenjë e qartë e vullnetit për ndryshim.
“Deçani sot dha mesazh të qartë. Qytetarë të vendosur dhe me besim se Kosova meriton drejtim të përgjegjshëm. Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen që na jepni gjithmonë. Më 28 dhjetor, kjo energji duhet të kthehet në votë për LDK-në”, u shpreh Ukaj gjatë takimit me qytetarët.
Ai theksoi se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar në përfaqësimin e denjë të interesave të qytetarëve dhe në ndërtimin e politikave që sjellin zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie për vendin.
Në fund, Ukaj u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke mbështetur LDK-në si forcë politike për një Kosovë më të mirë.
Xhavit Ukaj garon me numrin 68 në listën e LDK-së.



