Ballina

Zbulohet sasi e pabesueshme e telefonave iPhone në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka arritur të ndalojë kontrabandimin më të madh të telefonave iPhone të enjten.

Në një aksion që është konsideruar si një ndër “zbulimet më të mëdha të telefonave”, oficerët doganorë kanë ndaluar sot në Vërmicë kontrabandimin e telefonave në vlerë 250 mijë euro.

“Oficerët doganore në pikë kalimin kufitar të Vermicë sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike. Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, 55 telefona të markës Samsung, 10 orë të zgjuara (smart watch) të serisë IX”, tha Dogana.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button