Lajme

Zbulohet shtatorja e Dr. Ibrahim Rugovës në Pejë

Shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova është zbuluar të shtunën në Pejë, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rugova vlerësohet prej figurave që kontribuoi për Pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se shtatoren e Rugovës po nderohet Republika e Kosovës.

“Në këtë të ditë të bekuar, presidenti Rugova që ishte skalitur në zemrën e çdo shqiptari, po skalitet edhe në bronz në qytetin ku e përfundoi shkollimin e mesëm. Në vizionin e tij ne edhe sot gjejmë integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin me shtetet aleate. Me këtë po nderojmë Republikën pasi Republika dhe Rugova janë një”, ka thënë Abdixhiku.

Djali i presidentit Rugova, Uka, ka thënë se kjo është ditë e veçantë për familjen e tyre.

“Kjo ditë e cila shënon edhe përvjetorin e njohjeve formale të shteteve për Kosovën, është ditë e veçantë për familjen tonë. I uroj qytetarët e Pejës për këtë shtatore të cilën do ta gëzojnë. Zoti ju bekoftë të gjithëve, por mbi të gjitha i bekoftë aleatët e Kosovës, SHBA-në dhe shtetet evropiane”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button