
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve se takimi me homologun tij amerikan, Donald Trump, ishte i gjatë dhe produktiv.
Ai falënderoi Trumpin dhe ekipin e tij për bisedën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mes tjerash, Zelensky tha se ai dhe Trump folën për armë me rreze të gjatë veprimi, por të dy vendosën të mos bënin asnjë deklaratë publike në lidhje me atë bisedë.
Ai thotë se kjo është “sepse Shtetet e Bashkuara nuk duan një përshkallëzim”.
Nuk është e qartë nëse presidenti ukrainas do të thotë që armët janë jashtë tryezës, apo nëse informacioni në lidhje me përdorimin e raketave nuk do të diskutohet publikisht.
Zelensky u pyet po ashtu pse mendon se Putini po e shmang.
“Nuk është sekret”, u përgjigj Zelensky. Siç tha Trump, Putini “më urren”.