Zelensky: Ukraina do të punojë për planin e armëpushimit në 10 ditët e ardhshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi në 10 ditët e ardhshme.
Kjo vjen pas një propozimi nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndaluar luftën në vijat aktuale të frontit, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Disa pika të shpejta, si një plan për një armëpushim. Ne vendosëm se do të punojmë për të në javën ose 10 ditët e ardhshme”, tha Zelensky.



