Ballina
Zemaj bën homazhe tek varri i Jusuf e Bardhosh Gërvallës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka bërë homazhe tek varri i Jusuf e Bardhosh Gërvallës.
“Sot përkujtuam dhe nderuam jetën dhe veprën e heronjve që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Smajl Hajdaraj, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Kujtimi për ta mbetet frymëzim për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme”, ka shkruar Zemaj.
Armend Zemaj mban numrin 17 në zgjedhjet e 9 shkurtit në listën e LDK-së.