
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se çmimet po rriten, derisa qytetarët po varfërohen.
Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ai ka thënë se shporta e konsumatorit po pakësohet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
“Çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen. Rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.” – ka thënë ai.
Sipas tij, pushteti nuk e ka marrë asnjë masë në lidhje me këtë.
“Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore, ndërsa Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht.” – ka shkruar Zemaj.