Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se VV’ja nuk e kuptonë demokracinë dhe sipas tij, nuk e kanë kuptuar që katër vite mandat.
Zemaj në një deklaratë dhënë për GazetaBlic thekson se, nuk është panik kur kërkohet përgjegjësi për paaftësinë e tyre.
“Ata nuk e kuptojnë demokracinë, ashtu siç nuk e kanë kuptuar që 4 vite janë në mandat për punën e tyre. Nuk është panik të kërkosh përgjegjësi për pasojat që ka paaftësia dhe papërgjegjësia e tyre ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha Zemaj.
Sipas Zemajt, mandati i kësaj Qeverie dhe keqqeverisja e tyre po mbaron.
“Në fund të fundit, ky është mandati ynë si përfaqësues të popullit. Në këtë fatkeqësi, e mira është se ky mandat dështimi po mbaron, ndërsa shpejt do të përfundojë keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i punëve, parave publike dhe interesit të Kosovës”, tha Zemaj për GazetaBlic.