LajmeBallina

Zemaj në shënimin e 35-vjetorit të Grevës: Minatorëve kushte e mirëqenie, jo fjalë e mashtrime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në shënimin e 35-vjetorit të Grevës së Minatorëve të vitit 1989 ka shkruar se është një ndër ngjarjet e lavdisë dhe krenarisë së kombit shqiptar.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se qëndrimi heroik i minatorëve të Trepçës në grevën 8-ditore në shkurt të vitit 1989 ishte veprim i sakrificës së shprehur në barazi, liri e pavarësi.

Tutje, ai thotë se Trepçës i duhen investime, minatorëve kushte e mirëqenie, e jo fjalë e mashtrime.

“Greva e Minatorëve e vitit 1989 është një ndër ngjarjet e lavdisë dhe krenarisë së kombit shqiptar. Qëndrimi heroik i minatorëve të Trepçës në grevën 8-të ditore në shkurt të vitit 1989 ishte veprim qendrestar e i sakrificës së shprehur për barazi, liri e pavarësi. Sot, Trepçës i duhen investime, minatorëve kushte e mirëqenie, e jo fjalë e mashtrime, i duhet pavarësi në udhëheqje e përkrahje të pa rezervë të qeverisë e institucioneve vendimmarrëse. Lavdi e respekt për minatorët grevist, lavdi punës dhe përkushtimit të minatorëve të Trepçës”, ka shkruar Zemaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button