BallinaZgjedhjet 2025
Zemaj: Novobërda, me qeverinë e LDK-së do të jetë një destinacion i preferuar për vizitorët

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës , Lumir Abdixhiku ishtë në vizitë në qytetin e Novobërdës.
Ndërsa lidhur me këtë takim kandidati për deputet nga LDK-ja, Armend Zemaj ka shkruar se Novobërda do të jetë një destinacion i preferuar për vizitorët jo vetëm nga Kosova po nga mbarë rajoni e pjesa tjetër e botës.
“Simbolika e qytetit të argjendit e arit se bashku me Kalanë e saj do shëndrrite me fitoren e madhe të LDK-së”, ka shkruar Zemaj.
Ndryshe Zemaj ka qëndruar edhe në tubimin e degës së LDK-së në Prishtinë.
“Edhe Dega e 5-të e LDK-së, Prishtinë fuqishëm i thotë PO ndryshimit dhe vizionit të LDK-së për një qeverisje demokratike e Kosovë të zhvilluar”, ka shkruar ai.
