Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

“Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë
ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti tjetër është në “Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë, më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti është në hetime.

Artikuj të tjerë

Back to top button