Zubin Potok: Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi armatimi në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se gjatë patrullimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve si dhe një granatë dore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e armatimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button