Zveçan: Një person raporton se në garazh i’u vendos një letër kërcënuese në gjuhën serbe, ndërkaq rasti po hetohet nge policia

Një person ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Nemanjina”, në Zveçan.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“’Rr. Nemanjina’, Zveqan 22.02.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Artikuj të tjerë

Back to top button