Zvicer: 54 vjeçari nga Kosova kapet nga policia pasi kishte organizuar lojëra fati, ndërkaq gjatë bastisjes nga policia i’u gjeten drogë dhe para të gatshme

Policia kantonale e Cyrihut ka goditur një klub të dyshuar për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit në Regensdorf, ku në qendër të hetimeve ndodhet një shtetas i Kosovës, operator i lokalit.

Bastisja është kryer të shtunën në orët e para të mëngjesit, në bashkëpunim me Bordin Federal Zviceran të Lojërave të Fatit. Sipas autoriteteve, brenda klubit janë gjetur mbi 20 persona, disa prej të cilëve po merrnin pjesë në lojëra kazinoje që kërkojnë licencë të posaçme dhe janë të ndaluara pa autorizim në Zvicër.Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një shkop gome, rreth një kilogram marihuanë dhe mbi 2,000 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm. Të gjitha provat janë konfiskuar dhe dorëzuar autoriteteve hetuese.

Operatori i klubit, një 54-vjeçar shtetas i Kosovës, po përballet me akuza për shkelje të Ligjit Federal për Lojërat e Fatit dhe vepra të tjera penale. Ndërkohë, një shtetas serb do të procedohet për posedim të armës së ndaluar, ndërsa një burrë 45-vjeçar është arrestuar për qëndrim të paligjshëm në Zvicër dhe është dërguar para prokurorisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button