Zyrtarizohet drejtori i parë në Komunën e Prishtinës, Rama vazhdon me Sokol Havollin

Përparim Rama e ka zyrtarizuar drejtorin e parë në mandatin e ri.
Sokol Havolli do të jetë drejtor i Drejtorisë së Investimeve Kapitale të kryeqytetit.
“Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të kryeqytetit për mandatin e dytë të kryetarit Perparim Rama.
Falënderoj kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme.
Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete.
Me përkushtim të plotë, do të punoj që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi”, shkruan Havolli në njoftim.



