Zyrtarja policore merr lëndime pasi brenda stacionit policor dyshohet se u sulmua nga një grua

Një zyrtare policore ka mbetur e lënduar pasi është kanosur dhe më pas sulmuar fizikisht nga një e dyshuar brenda hapësirave të një stacioni policor. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20.03.2026 rreth orës 01:40 në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ku e dyshuara femër kosovare fillimisht ka kanosur zyrtaren policore dhe më pas e ka sulmuar fizikisht atë.

Ngjarja ka ndodhur brenda stacionit policor në Ferizaj, ku e dyshuara ishte duke u trajtuar nga autoritetet.

Gjatë ndërhyrjes për vënien e saj nën kontroll, zyrtarja policore ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Policia nuk ka dhënë ndonjë detaj për motivet që quan deri te incidenti.Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit në procedurë të rregullt, e dyshuara është liruar, ndërsa rasti është iniciuar si kanosje ndaj personit zyrtar.

Artikuj të tjerë

Back to top button