
Ekipi FC Malisheva që garon në Superligën e Kosovës po marshon drejt daljes në Evropë.
Protagonist i ndeshjes Gjilan vs Malisheva qe vendimtari, gjakftohtë Drilon Hazrollaj.
Hazrollaj realizoi Hat-Trick, kurse për gjilanasit shënuan Jarovic dhe Shabani.
Malisheva ka grumbulluar 41 pikë, në pozitën e katërt me 2 pikë larg vendit të tretë, kurse Gjilani ka 23 pikë, në vendin e 8-të.