“16 copa kam me ja njehë, rafall”, vazhdojnë kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi

Përsëri kërcënohet gazetati Vullnet Krasniqi nga një person i Luginës së Preshevës.
Krasni është duke u kërcënuar pasi ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj reperit Gold Ag, ku sipas Krasniqit nuk ish dashur të ftohet në koncert për nder të ditës së çlirimit të Drenasit ku edhe u zbulua shtatorja e Leotrim Ahmetit.
R.Xh., nga Lugina e Preshevës është duke i vazhduar kërcënimet me jetë ndaj gazetarit, Vullnet Krasniqi.
Këto kërcënime, ai po i bën nëpërmjet videove të publikuara në TikTok, duke thënë disa herë se planifikon ta vrasë gazetarin.
“Mu’ s’mund te m’arrestoni, kurrë hiç, e 700 mijë vjet, harrojeni këtë…A Vullnet Krasniqi, ty të kam tregu se edhe sytë kam me t’i djegë cigare, mos gabo me dalë…Unë kam me ta q” f”miljen për Gold AG…Kur të më arrestoni ju Policia e Kosovës, unë ua jap dorë, ju thom hallall ju koftë…Vullnetin, kam me gjete, mbajeni në mend çka po ju thom, 16 copa kam me ja njeh, rafall…”, ka thënë ai ndër të tjera në një nga videot e publikuara.
R.Xh., ka vazhduar me ofendime, fyerje dhe sharje ndaj gazetarit Krasniqi dhe familjes së tij edhe në disa video të tjera të publikuara gjatë ditës së djeshme, ku shfaqet me armë të ftohtë në video, duke i dërguar të fala edhe prokurorit të rastit të gazetarit./TandemPress/