Ballina

Hovenier: Puna e prokurorëve është jetike për të ardhmen e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery M. Hovenier në konferencën vjetore të Prokurorit të Shtetit, tha se puna e prokurorëve është jetike për të ardhmen e Kosovës dhe roli i prokurorisë ka peshë e ndikim të konsiderueshëm për atë se kush jep llogari dhe kush përfiton kompensim sipas ligjit si në ShBA, po ashtu edhe në Kosovë.

“Pushteti, ndikimi dhe autoriteti që keni, gjithashtu sjellë edhe një përgjegjësi të madhe për të kërkuar drejtësi në bazë të ligjit dhe jo në bazë të interesave të ndonjë grupi, apo qeverive të caktuara”, tha diplomati amerikan, raporton RTK.

Ambasadori Hovenier ka vlerësuar të arriturat e sistemit prokurorial në Kosovë. Ai ka kërkuar që prokurorët të ruajnë pavarësinë e tyre.

Kurse shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, tha se prokuroria është gurthemeli i një demokracie funksionale. Ai tha se pavarësia e prokurorisë është e panegociueshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button