KosovëLajme

Abortoi në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy gra në Podujevë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është raportuar një rast tronditës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua kosovare ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se ka kryer një abort të paligjshëm.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy gra të dyshuara.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button