Lajme

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Bërnicë, posedonte marihuanë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Bërnicë, pasi tek i njëjti u gjet dhe u sekuestrua substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Nga njësitë policore është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për shkak se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button