Vdes një person pasi u lëndua në vendin e punës në Shtime

Një person ka vdekur në QKUK, pasi më 3 tetor u rrëzua nga lartësia e një objekti ku po punonte në Shtime.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa kanë nisur hetimet rreth rastit.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima m/k, i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuar pasi më 03.10.2025 ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button