Pas arrestimit për ryshfet, bastiset shtëpia e prokurorit Beqë Shala

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, u arrestua sot në një aksion të Prokurorisë Speciale dhe Policisë.
Shala u prangos nën dyshimet për “marrje të ryshfetit”.
Hetimet u zhvilluan edhe në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prizrenit Petrit Kryeziu.
Aktualisht po zhvillohen bastisje në shtëpinë e tij.



