Hetohet vdekja e një burri në Gjilan

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës,
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar”, thotë Policia.



