
Këtë javë Artmotion sjell dramën dhe bukurinë e Superligës së Kosovës në futboll.
Të dielën në Sport 2, me fillim nga ora 13:00, jepet derbi më i ushtues lokal në Kosovë, ai midis Dritës dhe Gjilanit.
Të dyja janë afër në tabelë, në vendet pesë (Drita) dhe gjashtë (Gjilani) me vetëm dy pikë diferencë.
Në pesë takimet e fundit, kampioni në fuqi numëron dy fitore, një ka Gjilani dhe dy herë janë ndarë baras.




