Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 e deri në 1 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 5 e deri në 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi nga 1 e deri në 4 metër për sekond./

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button