Arrestohet një grua që u paraqit si prokurore, dhe i mori para një personit përmes mashtrimit

Një grua është arrestuar në Prishtinë për mashtrim dhe prezantim të rremë si prokurore.

Ankuesja ka raportuar në Polici se e dyshuara duke u prezantuar si prokurore ka marrë para nga ajo si shpërblim për t’ia kryer një rast.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast.

“Më 25.12.2025 e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas rastit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button