
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar se do jenë të angazhuar në ditën e zgjedhejve, më 28.12.2025 për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve e për të garantuar integritet të procesit zgjedhor, duke angazhuar rreth 100 prokurorë.
“Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit, njoftohet se janë bërë të gjitha përgatitjet për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë.“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial”, njofton Zyra e Kryeprokurorit
Sipas njoftimit, prokurorët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor. Kjo me qëllimin e procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhje.
“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeprokurorit.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës mbahen më 28.12.2025. Këto zgjedhjen erdhën si pasojë e moszgjedhjes së Qeverisë nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës që doli nga zgjedhjet e rregullta të 09.02.2025.



