Nuk i’u ndalua policisë, 18vjeçari kapet me drogë

Një veturë nuk kishte përfillur urdhrat policore për ndalim në fshatin Drajkoc, me ç’rast policia i është vënë pas me mbështetje të një patrulle tjetër.

Me datë 26.12.2025, rreth orës 21:30, në fshatin Drajkovc, një automjet i tipit Audi Q8, me targa vendore, nuk ishte ndalur për kontroll nga patrulla policore dhe ka vazhduar lëvizjen. Pas asistimit nga një patrulle tjetër, automjeti është ndalur në qendër të Shtërpcës.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, në bagazhin e automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 10 cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 10.52 gramë.

Në automjet ndodheshin katër persona, ndërsa i dyshuari 18 vjeç ka pranuar se substanca narkotike i përket atij. Në lidhje me rastin është njoftuar Njësia Anti-Drogë dhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prani të avokatit sipas detyrës zyrtare.

Pas procedurave të nevojshme, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tre personat tjerë janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button