
Një shtetas i Kolumbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy femra kosovare duke përdorur një mjet të mprehtë.
Sipas njoftimit të policisë gjatë arrestimit kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në sulm, si edhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë me daten 08.01.2026, është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare
Njësitet policore i kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.



