
Partia Vetëvendosje ka falënderuar votuesit e saj, që e sollën këtë parti në 51.11% në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
VV falënderuan qytetarët ‘që nuk lëshuan pe’.
Shkrimi i plotë i kësaj partie:
Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikës së Kosovës.
486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati.
Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!



