Përfundimi i numërimit të votave, partitë kanë në dispozicion 48 orë për ankesa në PZAP

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se pas përfundimit të numërimit të votave partit politike mund të ankohen për rezultatin në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa.
Ai ka bërë me dije se këto ankesa mund të bëhen brenda 48 orëve.
“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, nga ana teknike KQZ është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, ka thënë Elezi.
Vetëm pas shqyrtimin të këtyre ankesave KQZ-ja mund t`i shpall rezultatet përfundimtare.



