Rruga Llapushnik-Berishë e vështirësuar për kalim, një veturë del jashtë nga rruga

Moti i keq e ka vështirësuar rrugën Llapushnik–Berishë, e cila ishte ndërtuar së fundmi përmes Grantit të Performancës Komunale. Reshjet e borës kanë përkeqësuar situatën në këtë zonë.

Rruga e papastruar ka bërë që disa vetura të dalin jashtë saj, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Ndërsa një grup prej 22 qytetarëve, të profesioneve e moshave të ndryshme, u bënë pjesë e ekipit të Auditimit Social në Komunën e Drenasit dhe për disa muaj kanë monitoruar realizimin e projekteve, “Asfaltimi i rrugës Llapushnik-Berishë faza e dytë”; “Ndërtimi i kapacitetit të ujësjellësit në Drenas–faza e dytë”; “Rehabilitimi rrugës dhe ndërtimi i trotuarit në Arllat-Negroc-Vuçak” dhe “Instalimi i paneleve solare në kulmin e objektit të komunës”, të cilët kapin vlerën e rreth 1.5 milion eurove.

Puna disamujore e ekipit të Auditimit Social në Drenas, përfshin trajnimin, hulumtimin dhe analizimin e dokumenteve, takimet me udhëheqësit komunal e vizita në terren. Kjo punë intensive e ekipit është finalizuar me grumbullimin e gjetjeve dhe rekomandimeve në një raport.

Në raportin 44-faqësh ekipi ka renditur gjetjet dhe rekomandimet e përgjithshme por edhe ato specifike për projektet e monitoruara, në mes tjerash ekipi gjeti që projekti i ndërtimit të rrugës Llapushnik-Berishë është hartuar pa një plan të qartë për mbrojtjen nga rrëshqitjet e dheut, dhe kishte rekomanduar vendosjen e pritëseve të betonit për të parandaluar rrëshqitjen e tokës.

Artikuj të tjerë

Back to top button