K.F Tefik Çanga forcon portën me Rinor Azemin

Klubi futbollistik Tefik Çanga ka zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me portierin e njohur Rinor Azemi, i njohur në opinionin sportiv me nofkën DIDA. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të klubit.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me portierin e mirënjohur dhe me përvojë, Rinor Azemi”, thuhet në njoftimin e klubit Tefik Çanga.
Sipas klubit, Azemi vlerësohet për cilësitë e tij si portier dhe pritet të jetë një armë e fortë për skuadrën:
“Azemi njihet për reflekset e shpejta, sigurinë dhe shkathtësitë e tij si portier, duke qenë një armë e fuqishme në portën tonë”, thuhet tutje.
Rinor Azemi në të kaluarën ka qenë pjesë e KF Prishtina e Re, ku ka pasur paraqitje të qëndrueshme dhe ka fituar përvojë të rëndësishme në futbollin vendor.
Njoftimi i plotë:
Rinor Azemi bashkohet me ne
Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me portierin e mirënjohur dhe me përvojë, Rinor Azemi, i njohur si DIDA
Azemi njihet për reflekset e shpejta, sigurinë dhe shkathtësitë e tij si portier, duke qenë një armë e fuqishme në portën tonë
Mirë se erdhe, Rinor!
Së bashku drejt sukseseve të reja



