Lirim Mehmetaj për dokumentarin e transmetuar në Kanal10 për Izraelin: Tak leku, tak produkti – kjo s’është gazetari

Gazetari Lirim Mehmeaj ka reaguar përmes një komenti kur është pyetur për dokumentarin e transmetuar së fundmi në Kanal 10, me autor Kushtrim Sadikun, duke vënë në pikëpyetje objektivitetin dhe standardet profesionale të trajtimit të konfliktit të fundit mes Izraelit dhe Palestinës.
Mehmetaj ka kritikuar qasjen e dokumentarit, duke theksuar se përmbajtja e tij e paraqet Izraelin si viktimë, gjë që sipas tij bie ndesh me parimet bazë të gazetarisë profesionale.
“Nuk ka aty as paanshmëri as objektivitet. Ata që ka, tak leku tak produkti. Gazetari që bën dokumentar se si Izraeli qenka viktima në luftën e fundit atje, tregon që veç gazetar s’është. E dhimbshme, po çka me bo”, ka shkruar Mehmetaj.

Ky reagim ka nxitur diskutime në opinionin publik dhe në qarqet mediatike rreth rolit të gazetarëve në raportimin e konflikteve ndërkombëtare dhe rëndësisë së ruajtjes së paanshmërisë editoriale.



